Mbrojtësi i Kosovës pjesë e formacionit të yjeve të rinj në futboll

Mbrojtësi i Kosovës pjesë e formacionit të yjeve të rinj në futboll
21:36 | 23 Tetor 2019

Ibrahim Dreshevic po konsiderohet si një futbollist me të ardhme të ndritur.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, i cili ende nuk ka debutuar në një ndeshje zytare, ka zënë vend në një formacion të ‘Sky Sport’, për futbollistët e rinj të talentuar.

Dreshevic në këtë formacion është pozicionuar në mbrojtje, së bashku me Soyuncu.

Pjesë e këtij formacioni janë disa lojtarë të talentuar, si Arnold i Liverpoolit Mount dhe Abraham të Chelseas dhe Werner i Lepizigut.

Dreshevic në nivel klubesh është pjesë e Heerenveen, ku po shfaq formë të jashtëzakonshme./Lajmi.net/

TAGS