Mbrojtësi i Man Unitedit: Ishim të tmerrshëm, patëm fat që fituam

Mbrojtësi i Man Unitedit: Ishim të tmerrshëm, patëm fat që fituam

Mbrojtësi anësor i Manchester Unitedit, Luke Shaw, ishte i zhgënjyer me veten dhe skuadrën e tij, përkundër që siguruan fitore.

Manchester Unitedi arriti ta fitojë me rezultat 2:1 ndeshjen kundër Watfordit. “Djajtë e kuq” fituan falë golave të Marcus Rafshfordit dhe Anthony Martialit, transmeton Gazeta Express.

Forma e futbollistëve të fazës së sulmit është duke e mbajtur Manchester Unitedin në garë për një vend në top katërshe të Premierligës, pasi që trajneri Ole Gunnar Solskjaer po e nxjerr më të mirën nga lojtarët që kishin qenë zhgënjyes nën Jose Mourinhon.

Megjithatë, trajneri norvegjez ka ende punë për të bërë për ta arritur qëllimin e tij. Edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Luke Shaw, e pranoi që Manchester Unitedi duhet të përmirësohet edhe më shumë.

“Ne ia vështirësuam punën vetes me paraqitjen tonë. Në disa pjesë të ndeshjes nuk e treguam më të mirën tonë. Ishim të tmerrshëm në pjesën e dytë, patëm fat sa i përket rezultatit”, ka thënë Shaë.

“Gjëja më e rëndësishme janë tri pikët. Ne i patëm disa raste, mirëpo nuk i shfrytëzuam ato. Ne duhet të bashkohemi edhe një herë dhe të përqendrohemi te ndeshja kundër Wolves. Ne duam të shkojmë atje dhe të fitojmë”.

“Duhet ta harrojmë ndeshjen e sotshme sepse nuk ishim në formën tonë më të mirë. Ndihemi shumë mirë dhe kemi vetëbesim. I besojmë plotësisht Oles dhe mezi po presim të punojmë me të gjatë viteve në vazhdim”. /Gazeta Express/

TAGS