Mbrojtësi i Tottenham pëson lëndim të rëndë, largohet nga loja

Mbrojtësi i Tottenham pëson lëndim të rëndë, largohet nga loja

Mbrojtësi i Tottenham, Jan Vertonghen, është detyruar të lëshojë fushën në ndeshjen kundër Ajax, pas një lëndimi të pësuar në hundë.

Në Londër, po zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Tottenham dhe Ajax, e që po fitohet nga mysafirët me rezultat 0-1.

Reprezentuesi belg, në fund të pjesës së parë, pati një përplasje me portierin e Ajax, Andre Onana dhe bashkëlojtarin e tij, Toby Alderweireld.

Fytyra e Vertonghen u mbulua me gjak, duke e pasur të pamundur të vazhdojë ndeshjen.

Ishte Moussa Sissoko zëvendësuesi i tij./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS