Mbyllen hetimet për Stresin, reperi do të gjykohet për dy vepra penale

Janë mbyllur hetimet dhe është dërguar në gjykatë dosja për Arkimed Lushajn, i njohur për të gjithë me emrin e Stresi.

Prokuroria ka kërkuar që Stresi të gjykohet për dy vepra penale, “armëmbajtje pa leje” dhe “trafik të lëndëve narkotike”.

Reperi gjendet në burg që prej tetorit, momenti kur u arrestua më 17 tetor 2018 pas një përgjimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ai ishte përgjuar teksa kishte thënë se ia kishte hedhur forcave Shqiponja pasi kishte hedhur armën në momentin kur ishin afruar efektive në afërsi të shkollës “Partizani”.

Pas këtij përgjimi ne momentit ku i ekzekutohej kjo masë policia i gjeti në hotel edhe një armë tjetër.

Lexo po ashtu:

Historia e Stresit me drejtësinë është e njohur. Kohë më parë ai arriti të arratisej nga ambientet e komisariatit 3 në kryeqytet ku ishte shoqëruar për një vepër tjetër penale. /iconstyle/

TAGS