Mbyllën kufirin me Shqipërinë/ Ministria e Brendshme: Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve

Mbyllën kufirin me Shqipërinë/ Ministria e Brendshme: Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve
Tash esht Koha

Pas vendosjes së taksës nga Kosova dhe problemeve të shkaktuara në pikën kufitare të Morinës, ku kamionët nga Shqipëria u penguan për të hyrë, pasi duhet të bënin dezinfektimin, ka ardhur një reagim edhe nga ministria e Brendshme kosovare.



Përmes një deklarate zyrtare, thuhet se është pezulluar kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës.

NJOFTIMI

Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës.

Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19.

Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare.

Tash esht Koha