Mbyllet pjesa e parë, Gjilani – Drita, me këtë rezultat

Mbyllet pjesa e parë, Gjilani – Drita, me këtë rezultat

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Gjilanit dhe Dritës.

Gjilani dhe Drita po përballen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.

Për më shumë se 45’ minuta, të dy skuadrat gjilanase nuk arritën ta tundin rrjetën e njëra-tjetrës, duke shkuar kështu në pushim, raporton lajmi.net.

Por, Drita ishte në avantazh për më shumë se 40 minuta, pasi Gjilani ishte me një lojtar më pak në fushë.

Futbollisti gjilanas, Ansi Lika  është ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari Dardan Qaka.

Kjo për arsye se Lika pati një zënkë me futbollistin e Dritës, Liridon Leci.

Por, në minutat shtesë të pjesës së parë edhe Drita ka mbetur me një lojtar më pak në fushë, duke u barazuar kështu të dy skuadrat me 10 lojtarë në fushë. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS