McGregor po kthehet nga pensionimi? Paralajmërohet revanshi i ëndrrave

McGregor po kthehet nga pensionimi? Paralajmërohet revanshi i ëndrrave
Tash esht Koha

Luftëtari i UFC, Conor McGregor, duket se po planifikon rikthimin e tij, pasi muaj më parë ishte pensionuar nga ky sport.

‘Notoriuous’ kishte hequr dorë nga artet e përziera marciale në muajin mars, por së fundmi ai ka bërë të ditur se nuk mund të heq dorë nga përleshjet fizike.

Irlandezi po planifikon që të thyej pensionimin e tij për tu rikthyer me një duel ‘Pay-Per-View, që me gjasë do të ishte kundër Tony Ferguson ose Nate Diaz, më të cilët ai ishte përballur edhe më parë.

Këto dyshime janë nxitur nga një postim i fundit i tij në ‘Twitter’, ku ai thotë se nuk mund të largohet komplet nga luftërat në oktogon.

“Të dëgjoj, por unë e dua atë. Nëse jam i sinqertë me vetën, unë nuk mendoj se do të largohem ndonjëherë nga përleshjet. Ne të gjithë jemi luftëtarë në këtë botë dhe secili nga ne do të luftojë për kohën e mbetur këtu. Kështu që pse të mos e bëjmë këtë ‘live’ në ‘PPV’” ka thënë McGregor në postimin e tij, si përgjigje për një fans të tijin, transmeton lajmi.net.

Pasi një revansh me Nurmagomedov nuk është i mundur, McGregor do të mund të përballej me Tony Ferguson, ose të mbyllte trilogjinë me Nate Diaz.

Irlandezi ka pasur dy përballje me Diaz nga të cilat secili numëron nga një fitore. Revanshi i tretë do të ishte ëndërr për adhuruesit e sporteve luftarake. /Lajmi.net/

[embedded content]

Tash esht Koha
TAGS