McKresha: Aurela Gaçe është e madhe sa Nexhmije Pagarusha dhe Vaçe Zela

Ajo është një prej zërave më të fuqishëm të muzikës shqiptare gjersa ai është një ndër reperët më të mirë të estradës sonë muzikore.

Bëhet fjalë për Aurela Gar Aurela Gaçen dhe McKreshën, të cilët kanë vite që janë miq të vërtetë.

Artisti mitrovicas ka zgjedhur fjalët më të mira për këngëtaren teksa e ka krahasuar me divat tona.

“Ti je në atë dhomën me Vaçe Zelën, Nexhmije Pagarushën e Muharrem Qenën”, ka qenë komenti i Kreshës për Gaçen.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Aurelës, duke e falënderuar dhe vlerësuar lartë fjalët që i ka kushtuar këngëtares.

“Kuar ai, MC. Kresha të cilëson kështu…. është e rrallë kjo lloj dashurie dhe respekti. Kur e lexova e pranoj se u ndjeva shumë e nderuar. Fatmirësisht, dashurinë e respektin ndaj talentit të tij e kam shprehur vite më parë. Duke e kërkuar vetë në bashkëpunim…Sepse është i rrallë, unik”, ka shkruar Aurela.

Lexo po ashtu:

Ndryshe, dyshja është duke punuar ndaras në projekte të reja muzikore që do t’i sjellin gjatë vitit të ardhshëm kalendarik. /Telegrafi/

TAGS