Me 24 pikë epërsi, Rahoveci mposht Golden Eagle Yllin

Në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë është zhvilluar derbi ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. Skuadra nikoqire ishte bindëse në fitoren prej 97-73.

Çereku i parë ishte i ngushtë ndërmjet dy skuadrave, ndërsa dy pikë më shumë në këtë pjesë lojë i shënoi skuadra që e kishte epitetin e mysafirit (21:23).

Mirëpo, në fraksionin e dytë, ‘Vreshtarët’ u kthyen për të shënuar katër pikë më shumë se kundërshtari (26:22) dhe shkuan në pushim me epërsi prej dy pikësh (47-45).

Një paraqitje mbresëlënëse basketbollistët e Rahovecit bënë në çerekun e tretë (27:14) duke e ngritur epërsinë në 15 pikë diferencë.

Ata vazhduan të luanin mirë edhe në pjesëlojën e fundit (23:14) për ta fituar këtë sfidë me 24 pikë avantazh (97-73).

Me këtë fitore, Rahoveci ngritet në kuotën e 36 pikëve, nga 13 fitore dhe 10 humbje.

Shifra identike ka edhe rivali Golden Eagle ylli që po ashtu numëron 13 fitore dhe 10 humbje. /Telegrafi/

TAGS