Më 3 janar 2020, Maqedonia e Veriut do të ketë një qeveri të re teknike, e cila si detyrë parësore do të ketë organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në një takim me Presidentin Stevo Pendarovski, drejtuesit e partive më të mëdha politike në vend ranë dakord që në 12 Prill 2020 të mbajnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Maqedonia dështoi të marrë një datë për bisedimet e anëtarësimit me BE pasi Franca vuri veton me votën kundër.
Sipas medieve, nga 3 janari Maqedonia e Veriut do të ketë një Kryeministër të ri teknik nga koalicioni qeverisës. Emri që përflitet është Oliver Spasovski, nga koalicioni LSDM dhe BDI.
Një Ministër i ri i Brendshëm do të emërohet me propozimin e VMRO-DPMNE, në konsultim me koalicionin qeverisës.
Opozita gjithashtu do të duhet të emërojë një ministër të ri teknik të punës dhe politikës sociale.
Qeveria teknike parashikon gjithashtu zëvendësministra të brendshëm, të punës dhe politikës sociale të propozuar nga koalicioni qeverisës. Opozita do të ketë zëvendësministra shtesë të financave, bujqësisë dhe shoqërisë së informacionit.
Pasi Shkupi ra dakord t’i japë fund kontestit tё emrit me Greqinё,duke e ndryshuar atë në Maqedonia e Veriut nga emёrtimi qё mbante ish-Republika Jugosllave e Maqedonisё, shpresonte shumё qё do t’i jepej një datë për të filluar bisedimet e antarёsimit me BE.”Ne kemi një konsensus të qartë shtetëror për të gjithë liderët politikë, që përkundër vendimit të Këshillit Evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të fillojë negociatat (me BE) sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Pendarovski pas takimit. Maqedonia e Veriut pritet të bëhet anëtarja e 30-të e NATO deri nё fund tё kёtij viti, ose në fillim të vitit 2020, pasi antarësimi i saj nё kёtё aleancё është ratifikuar nga të gjitha shtetet anëtare të aleancës së udhëhequr nga SHBA.
Data 19.03.2024
Aktuale
- Nikollovski: Maqedonia ka përfituar 30 milionë euro nga eksporti i lakrës
- Dimitrovska: Vetëm 25% e institucioneve kanë dorëzuar të dhënat për veturat zyrtare
- Shtyhet sërish seanca për Sali Berishën
- Ndalohet një person që kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë
- Lionel Messi lëndohet, mungon në dy miqësoret e Argjentinës
- Gruaja rrah burrin në Rahovec, e bën për spital
- Mjekët rekomandojnë vaksinimin me DTP edhe për të rriturit
- Ali Ahmeti sot pritet të zyrtarizojë Frontin Europian