Me armë në lokal, do vriste të riun se i ngacmoi të dashurën

Me armë në lokal, do vriste të riun se i ngacmoi të dashurën

I riu qe u arrestua sot me arme ne cante brenda lokalit ne Tirane eshte i skeduar nga policia si nje nga autoret qe qelluan per te vrare shtetasin A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë. 

Albert Gjonpalaj, i arrestuari i sotem ishte shpallur ne kerkim per ngjarjen e ndodhur ne maj te vitit 2018.

Xhelozia per femrat qe kishin ne krah, ngacmuar nga i plagosuri u bene shkak i sherrit dhe me pas tentatives per te vrare te riun ne Tirane.

Gjonpalaj se bashku me nje tjeter person, identifikuar si Xhoni Hitaj zbrazen karikatorin e pistoletes ndaj shtetasit a.B dhe me pas u larguan nga vendi i ngjarjes te ndihmuar nga nje shok me nje makine tip “Opel”.

Hitaj, i cili eshte me origjinë nga Librazhdi, rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë.

Mesohet se ai është arrestuar në vitin 2016 për kanosje të tre personave. 23-vjeçari, së bashku me një shokun e tij, ishin konfliktuar me tre të rinj në rrugën “Nuçi Naçi” në kryeqytet dhe i kishin kërcënuar me armë. Ne ate kohe, Policia i gjeti atij një pistoletë me 10 fishekë dhe materialet iu referuan Prokurorisë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Këta dy shtetas, në bulevardin “Bajram Curri” pas një konflikti për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Mesohet se motivi i sherrit qe coi ne perdorimin e armeve ishte se i plagosuri kishte ngacmuar të dashurat e dy autorëve.