Me armë zjarri në çantë, ndalohet në Morinë këngëtarja kosovare

Me armë zjarri në çantë, ndalohet në Morinë këngëtarja kosovare

Policia Kufitare e Morinës ka ndaluar një këngëtare kosovare, e cila ka tentuar të hyjë në Shqipëri, duke mbajtur një armë zjarri me vete.



Ndërsa ende nuk dihet identiteti i këngëtares në fjalë.

Mësohet se në pikën kufitare, gjatë kontrolleve të shtuara dhe analizës së riskut, ka kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga këngëtarja, ku i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë.