“Me çfarë do t’i paguajmë rrogat, leshin dhe preshin…”, Blerina Bombaj i kthehet keq Ramës

“Me çfarë do t’i paguajmë rrogat, leshin dhe preshin…”, Blerina Bombaj i kthehet keq Ramës

Pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se nga muaji tetor deri në mars të dielat do të jenë pa makina, ka reaguar dietologia Blerina Bombaj. Kjo e fundit ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të kryeministrit Rama. Përmes një postimi në Instagram, Bombaj shprehu shqetësimin e saj lidhur me vijimësinë e bizneseve. Ajo i ka bërë disa pyetje kryeministrit të vendit duke i kërkuar edhe një përgjigje.





“Ok, të mbyllen fundjavat! Super, s’ka më mirë. Kam vetëm një pyetje të vockël: këto restorantët që punojnë në fundjavë në periferi, që kanë 3 muaj pa punë, që kanë të mbjellat plot, që restauruan dhe u shpenzuan që të hapin denjësisht, që u hapën, që nxorrën stafin në punë me çfarë do paguajnë rrogat, taksat, ushqimin e gjesë së gjallë, ujë, plehun, leshin dhe preshin??? Dua një përgjigje faleminderit për mirëkuptimin!,”-shkruan ajo. Ndërsa shton: “Harrova nuk na u dha as paga e luftës”.

TAGS