21 Janar 2019 / 17:13
Pas një debati të gjatë dhe të ashpër, me shumicë votash në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, u zgjodhën 3 anëtarë dhe kryetarja e Këshillit për Mbikëqyrje Civile. Ndonëse pa përkrahjen e opozitës, shumica propozoi që në krye të këtij institucioni të jetë Margarita Caca Nikollovska, ndërsa për anëtarë, Ice Iljevski, Gordan Kallaxhiev dhe Filip Stojanovski. Për anëtarët e tjerë, do të shpallet përsëri konkurs. Sipas burimeve të televizionit Alsat, dy anëtarë do propozohen nga BDI-ja, me qëllim që të plotësohet edhe kushti për përfaqësim të drejtë të etnive, ndërsa një do ta propozojë VMRO-DPMNE-ja. Në konkursin e parë kërkoheshin 7 anëtarë për Këshillin Mbikëqyrës civil, ndërsa u paraqitën vetëm 8, 1 prej të cilëve nuk përmbushte kushtet. Në këtë mënyrë, anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime nuk patën opsion zgjedhje.
Besian Leka
Loading…