‘Më e mira në histori? Ka qenë e ‘çmendur’ – Klopp flet për garën e titullit

‘Më e mira në histori? Ka qenë e ‘çmendur’ – Klopp flet për garën e titullit

‘Më e mira në histori? Ka qenë e ‘çmendur’ – Klopp flet për garën e titullit

Gara e ngushtë për titullin e kampionit në Premierligë po vazhdon mes Liverpool dhe Manchester City.

Liverpool kanë humbur kreun e tabelës pas fitores së ‘Citizens’ në përballjen me Tottenham Hotspur, por ata do të synojnë ta rikthejnë pozitën e parë me një fitore ndaj Cardiff City.

Trajneri i ‘The Reds’, Jurgen Klopp, ka thënë se kjo garë ka qenë e çmendur deri më tani, por nuk e  di nëse ka qenë më e mira në histori.

Liverpool janë në rrugë të mirë për ta mbyllur këtë sezon me plotë 97 pikë, por me katër fitore eventuale të Manchester City, ajo prap nuk do të ishte mjaftueshëm për trofeun e shumëkërkuar.

“Mund të thoni se është gara më e mirë për titullin në histori, nuk e di” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Aty ka edhe katër skuadra që po luftojnë si të çmendura për dy vende në Ligën e Kampionëve gjithashtu. Ata do të përfundojnë me 70 pikë, është çmenduri” ka thënë tutje gjermani.

“Tani, lufta për mbijetesën është hapur përsëri, kështu që ky fakt e bën këtë sezon të paharrueshëm. A do të më pëlqente nëse ne do të ishim skuadra e vetme me këto pikë? Po. Por, do të ishte prapë sezon special” ka shtuar trajneri i ‘The Reds’.

“Ne e dimë se duhet të luajmë futbollin tonë më të mirë që të kemi shansin për të fituar diçka. Askush nuk mund të pushojë. Ne duhet të jemi konstant” ka thënë ndër të tjerash Klopp.

Liverpool ka pësuar vetëm një humbje këtë edicion në kampionatin anglez, kundër Manchester City, me rezultatin 2:1, në janar, në ‘Etihad Stadium’.

Ata janë momentalisht në një seri prej 8 fitoreve radhazi dhe synojnë ta regjistrojnë të nëntën kundër Cardiff, sot me fillim nga ora 17:00. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS