Më i fortë Reali i Mourinhos apo Liverpooli i Kloppit?

Më i fortë Reali i Mourinhos apo Liverpooli i Kloppit?

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, insiston se Liverpool i sezonit 2019 dhe 2020, nën drejtimin e Jurgen Klopp, janë kundërshtarët më të fortë që ai është përballur si trajner.

Klopp është i vetmi trajner që ka më shumë fitore sesa humbje në përballjet me trajnerin katalan, me gjermanin numëron nëntë fitore nga 19 takime me Guardiolan, me këtë të fundit, që ka tetë fitore.

Një vit më parë, Manchester City arriti të fitonte garën e ashpër për titull në Premierligë, duke e lënë një pikë pak Liverpoolin, por këtë sezon, ‘të kuqtë’ kanë qenë në një tjetër nivel, duke e fituar titullin që mungonte prej 30 vitesh.

“Kundërshtarët më të forta që jam takuar në karrierën time janë Liverpool i sezonit të kaluar dhe ky i tanishmi”, ka deklaruar Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Unë gjithmonë kam thënë se Real Madrid janë skuadër e fortë në karrierën time, ata më ndihmuan mua të bëhem trajner më i mirë dhe ndeshje të forta dhe konkurrime me Jose Mourinho, Manuel Pellegrini dhe të gjithë trajnerët që ata kanë pasur”.

“Por nëse më pyetni se kush ka qenë kundërshtari më i fortë që jam përballur, ka qenë Liverpool. Në vitin e parë kur arrita në Angli, Liverpool ishin pak më të dobët sesa tani, dhe Real Madrid ishin më të fortë. Tani, ky Liverpool është më i vështiri që unë kam hasur gjatë karrierës time si trajner”.