Me koncertin në Rishon Le Cion përfundoi turneu disaditor i Filarmonisë në Izrael

Me koncertin në Rishon Le Cion përfundoi turneu disaditor i Filarmonisë në Izrael

Me koncertin në Rishon Le Cion afër Tel Avivit në skenën amë të Orkestrës Simfonike të Izraelit, mbrëmë përfundoi turneu disaditor i Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut në Izrael.

Para koncertit, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Izrael, u mbajt pritja solemne, ku mysafirët e pranishëm i përshëndeti ministri i Kulturës, Hysni Ismaili.

Në fjalimin e tij, ministri Ismaili e shprehi mirënjohjen e tij për nderin dhe mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi se Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shtetin e Izraelit i lidh miqësia e madhe, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë.

“Jam i bindur që koncerti i Orkestrës Kombëtare të Filarmonisë, ndërsa me rastin e shënimit të 28-vjetorit të pavarësisë së vendit tonë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të jetë vetëm edhe një konfirmim i angazhimit dhe energjisë së madhe të investuar në zhvillimin e kulturës, por edhe një nxitje në të ardhmen për të vazhduar të punojmë për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve, duke hapur hapësirë për krijimin e projekteve të reja për të promovuar kulturën, vlerat shkencore dhe shpirtërore, jo vetëm në nivelin kombëtar, por edhe ndërkombëtar”, tha ministri i Kulturës.

Gjatë vizitës së tij në Izrael, ministri i Kulturës pati disa takime, në mesin e të cilëve edhe me ministrin e Mjedisit Jetësor, Zeev Elkin, me ministrin për Bashkëpunim Rajonal, Tzaki Hanegbi, si dhe me drejtoreshën e Kulturës së Izraelit, Galit Vhaba Shasho. Ai mori pjesë edhe në koncertet e Filarmonisë në Jerusalem, nga Hasharon dhe Rishon Le Cion.

Turneu i Filarmonisë në Izrael u realizua me mbështetjen financiare nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Izrael, dhe me përpjekjet e veçanta të konsullit të nderit, Shllomo Graciani.

 Со почит/ Me respekt

Министерство за култура / Ministria e Kulturës