“Më lironi të punësohem!”, tmerri i lagjes së “Çoles”, Zani Caushi kërkon të dalë nga burgu

“Më lironi të punësohem!”, tmerri i lagjes së “Çoles”, Zani Caushi kërkon të dalë nga burgu

I njohur ndryshe si Zani Çaushi, ish-kreu i bandës së “Çoles”, Myrteza Çaushi ka kërkuar lirinë nga burgu.



“Jam rehabilituar, kam fëmijë të mitur dhe do të punësohem nëse më lirojnë”, – mësohet se është shprehur Çaushaj.

Kujtojmë se Myrteza Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa kërkesa e tij për lirim nga burgu ka ardhur me kusht që të punësohet.

Myrteza Çaushi (ose Zani Çaushi) ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997. Gjatë vitit 1997 gjendej i burgosur në shtëpinë e rehabilitimit me sigurim të cilësisë së lartë. Çaushi arriti të arratisej gjatë një revolte që kishte shpërthyer në burg. Ai ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje, por duket se arratisja nga burgjet greke nuk e shpëtoi, pasi sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm, në burgun e Burrelit. Ai dhe banda e tij akuzohen për krime monstruoze.