Alsat 2019-11-14T14:42:41+01:00
Kufizimi financiar i shpenzimeve të vendosura për komunat, që kanë llogari të bllokuara, duhet të përdoret për punën aktuale, dhe jo për punësime të reja, kështu thotë profesoresha Jovanka Damoska Sekuloska.
Punësimi shtesë dhe luksi i pushtetit vetëqeverisjeve lokale, nuk mund të mbulohen me atë kornizë financiare. Dhe për këtë qëllim, sigurohet një kornizë financiare për të siguruar funksionimin operacional të komunës, pasi komuna nuk mund të shuhet, nuk mund të falimentojë. Me qëllim të kryerjes së detyrave të tyre të përditshme operacionale në lidhje me punonjësit, por vetëm për punonjësit ekzistues”-tha Jovanka Damoska Sekuloska, profesoreshë e ekonomisë në universitet.
Ndërkohë Komuna është duke u rinovuar me Audi A6 luksoz, prej gati 70,000 eurosh si dhe tre automjete të tjera. Autoritetet lokale pretendojnë se nuk kanë probleme financiare.
Komuna e Strugës është në një pozitë të mirë financiare dhe ka mundësi investimi, kështu që pushteti qendror duhet të na lejojë të investojmë dhe të vazhdojmë ta zhvillojmë Strugën”-thonë nga Komuna e Strugës.
Minimumi i lejuar, që pushteti lokal i Strugës mund të shpenzojë, më parë ishte 22 milion denarë në muaj. Pas rikthimit të Merkos në krye të Komunës, Gjykata Themelore vendosi ta rrisë shumën në mbi 50 milion denarë. Përndryshe, borxhi i komunës së Strugës është 5,5 milion euro. Llogaria e saj bankare është bllokuar që nga viti 2010.
Miki Trajkovski
Loading…