Me lot në sy, Mc Kresha flet për vështirësitë që ka kaluar

Me lot në sy, Mc Kresha flet për vështirësitë që ka kaluar
10:50 | 19 Maj 2019

Mc Kresha është përlotur gjatë emisionit.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” u transmetua një histori mjaft prekëse, shkruan lajmi.net.

Me protagonist Gramozin, i cili u prezantua në emisionin si mbijetuar i masakrës së Suharekës ku kishin mbetur të vrarë 50 anëtarë të familjes Berisha.

Si mysafir special ishte edhe reperi Mc Kresha i cili u përlot derisa foli për vështirësitë që ka kaluar.

Historia e trishtë që dëgjoi ai nuk tingëllonte si diçka e padëgjuar dhe e pa përjetuar nga vetë ai dhe familja e tij.

Sipas Kreshës, ai ka qenë 13 vjeç kur për shkak të luftës terrorizuese është detyruar që të ndahet nga familjarët dhe të ecë në këmbë nga qyteti i Mitrovicës deri në Pejë, për të vijuar më pas udhëtimin për në Kukës.

I prekur dhe i përlotur tregon se si familjarët e tij kanë udhëtuar në këmbë për dy javë rresht për të arritur destinacionin e dëshiruar.

“Kjo historia ime nuk është asgjë përballë historisë së Gramozit, ose atyre që ka kaluar vajza e xhaxhait të nënës sime, të cilët kanë pasur të njëjtin fat. 20 vite nuk është një gjeneratë e plotë, e këto janë plagë të cilat luajnë një rol pas luftës. Pasojat e luftës shfaqen dhe ndikojnë te një popull edhe pas dy dekadash”, u shpreh këngëtari”, u shpreh këngëtari./Lajmi.net/

TAGS