Me mjekër dhe me maskë silikoni në kokë – publikohen të dhëna për të vrarin gjatë vjedhjes së miliona eurove në aeroportin e Tiranës (Foto)

Me mjekër dhe me maskë silikoni në kokë – publikohen të dhëna për të vrarin gjatë vjedhjes së miliona eurove në aeroportin e Tiranës (Foto)

Grabitësi i vrarë ditën e sotme pas vjedhjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit, dyshohet të ketë pasur maskë silikoni në kokë, që dukej si tullac dhe në moshë të madhe, por paraprakisht thuhet se ai është rreth 30 vjeç dhe me flokë të zinj.

Viktima dyshohet se është parë shpesh kohët e fundit në zonën e Freskut në Tiranë.

Ai mbeti i vrarë me një plumb në kokë, çka i ka dëmtuar pjesën e fytyrës së tij, përcjell gsh.

Policia do të kërkojë ndihmën e kompanisë ALEAT për të mundësuar identifikimin nëpërmjet gjurmës së gishtërinjve.

Grabitësi mbeti i vrarë jo shumë larg aeroportit, në përpjekje për t’u arratisur bashkë me thasët me para.

Lexo po ashtu:

Grabitësit po çonin paratë në një makinë të dytë pasi u pikasën nga policia, nga ku edhe nisi përplasja me armë zjarri.

Viktima kishte jelek antiplumb si dhe ishte i armatosur me kallashnikov.

Siç kanë raportuar mediat, ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:00, teksa pesë persona i janë afruar me një mjet ku shkruhej “hetimi tatimor”, aeroportit.

Tre kanë hyrë brenda pistës dhe kanë marrë paratë, dy të tjerë kanë qëndruar në makinë.

Sapo kanë marrë paratë autorët janë larguar por janë përballur me FNSH-të dhe policinë kufitare të Rinasit në një rrugë dytësore ku kanë shkëmbyer zjarr.

Policia ka gjetur furgonin me të cilin u krye vjedhja brenda të cilit kishte armatim.

Ndërkohë që një automjet tjetër i cili u gjet i djegur mes Tapizës dhe Bathores dyshohet se është përdorur nga grabitësit për t’u larguar nga aeroporti.

TAGS