Më në fund vjen aplikacioni “MOJ DDV” për përdoruesit e Iphone

Më në fund vjen aplikacioni “MOJ DDV” për përdoruesit e Iphone

Drejtoria për të Ardhurat Publike (DAP) ka njoftuar se aplikacioni “MOJ DDV” është bërë i qasshëm për përdoruesit e iOS.

Kjo vie 11 ditë pas startimit të këtij projekti me çka qytetarët do të mund të skanojnë llogaritë e tyre fiskale që do ti mundësojë të kthejnë para në buxhetin e tyre nga TVSH-ja e paguar.

Sqarimi  për vonesën ishte shkaku i rregullave të rrepta të kompanisë Apple për të lëshuar aplikacion në platformën e tyre.

Sipas DAP-it, nga 5 korriku aplikacioni “MOJ DDV” e kanë shkarkuar 58 mijë qytetarë, ndërsa pritet që ky numër të arrijë gjysmë milionë banorë të RMV-së./Alsat

Loading…