Me Sarrin te Juventus vjen edhe Romagnoli

Me Sarrin te Juventus vjen edhe Romagnoli
22:18 | 4 Qershor 2019

Mediat italiane vazhdojnë të raportojnë për planet e Maurizio Sarrit, në rast se angazhohet në postin e trajnerit të Juventusit.

Strategu italian, i cili aktualisht ka kontratë me Chelsean, është duke u lidhur me Zonjën e Vjetër për ta zënë vendin vakant të lënë nga Massimiliano Allegri.

Edhe pse akoma nuk ka ndonjë marrëveshje me Blutë për ta liruar Sarrin, mediat në Itali thonë se angazhimi është shumë pranë që të ndodhë.

Ndërsa Calciomercato e ka përmendur emrin e mbrojtësit të Milanit, Alessio Romagnoli, si një prej shënjestrave kryesore të tij në rast se merr drejtimin e Bianconerëve.

Ai është një admirues i Romagnolit, prandaj do ta dëshironte në skuadrën e Juves në sezonin e ri.

TAGS