Alsat-M 2019-06-13T13:10:03+02:00
Aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pak para mesnate në rrugën “Prvomajska” e cila shpien drejt lagjes Draçevë të Shkupit, ku ka humbur jetën 20 vjepari me inicale S.SH nga fshati Batincë dhe një person tjetër i moshës 29 vjeçare nga Draçeva.
Në aksidentin tragjik shkaku mendohet të kishte qenë shpejtësia e madhe, nga informacionet e para thuhet se makina ka qenë rreth 160km/h, në aksident janë shkatërruar dy makina një “Pezho” dhe një “Golf”.
Sipas dëshmitarëve thuhet se deri te fatkeqësia ka ardhur kur njëra nga makinat ka kaluar me shpejtësi të madhe dhe është përplasur direkt në njërën nga makinat që kishte qenë në anën e kundërt.
Në këtë lokacion, në afat prej 14 ditësh jetën e kanë humbur 7 persona, ndërsa qytetarët kanë parapaljmëruar se në këtë pjesë të rrugës gjithmonë shoferët drejtojnë makinat me shpejtësi të madhe./Alsat
Loading…