Me “Tunën” sonte fillon manifestimi “Tingujt e Çarshisë”

Me “Tunën” sonte fillon manifestimi “Tingujt e Çarshisë”

Në bërthamën e vjetër të Qytetit, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit prej sonte e deri të enjten do të mbahet manifestimi tradicional “Tingujt e Çarshisë”, qëllimi i së cilës, tashmë disa vite, është që ta ringjallë Çarshinë përmes koncerteve të të gjitha zhanreve, performansave, paraqitjeve folklorike, poezive, kolonive të artit dhe prezantimit të zejeve të vjetra.

Manifestimi do të fillojë në ora 20:00 me koncert të këngëtares Altuna Sejdiu – Tuna në Kurshumli Han. Në program janë edhe dy koncerte nga ora 21:00 dhe nga ora 22:00, njoftojnë nga Qendra informative kulturore.