Mediat e huaja e bëjnë të kryer transferimin e Coutinhos te Chelsea

Mediat e huaja e bëjnë të kryer transferimin e Coutinhos te Chelsea

Chelsea duket se nuk ka frikë nga dënimi i FIFA-së.

Chelsea u dënua nga FIFA me dy afate mos drejt transferimi të lojtarëve, ndërsa po mendon që në verë të bëjë një.

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, ende nuk ka marrë vendim se kur do të futet në fuqi dënimi ndaj klubit londineze, por këta të fundit kanë filluar bisedimet e me agjentin e Philippe Coutinhos, përcjell lajmi.net nga The Sun.

Chelsea është në dijeni se Barcelona është e gatshme ta shet brazilianin, ndërsa këta të fundit kërkojnë 120 milionë euro nga shitja e tij.

Eden Hazard pritet të transferohet te Real Madrid, ndërsa skuadra londineze e do Coutinhon si zëvendësues të tij. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS