Mediat zvicerane artikull për Aurorën, kosovaren që synon të bëhet si Ariana Grande

Mediat zvicerane artikull për Aurorën, kosovaren që synon të bëhet si Ariana Grande

Mediat zvicerane artikull për Aurorën, kosovaren që synon të bëhet si Ariana Grande

Aurora Zeka, 15 vjeç, ka arritur të bëhet emër shumë i komentuar në Zvicër.

Këngëtarja Aurora Zeka e cila vjen nga Kosova por jeton në Zvicër ishte emri për të cilin së fundmi kanë shkruar mediat zvicerane konkretisht Blick, transmeton lajmi.net.

Në artikullin kushtuar Aurorës thuhet se ajo ka lidhur një kontratë 10 vjeçare me kompaninë ‘On Records’ dhe se ajo po e synon tregun ndërkombëtar.

Blick madje theksoi se ajo po ndjek mësimet në Neunkirsh dhe se në fundjavë fluturon për në Prishtinë për të xhiruar këngë të reja.

“Është sikur të kesh dy jetë. Deri më tani, unë jam duke ia dalë mirë kombinimit në mes shkollës dhe muzikës”, ka thënë ajo.

Në Zvicër ndihem si në shtëpi. Në Prishtinë një shkollë e re më pret, njerëz të rinj dhe një vend i ri. Kjo më frikëson pak. Gjithçka do të jetë ndryshe aty. Por jam e lumtur dhe ky është një startim befasues”, ka shtuar Aurora.

Blick ka realizuar edhe një bisedë të shkurtër me nënën e Aurorës, Iliren e cila është shprehur se ndihet shumë krenare me vajzën e saj.

Aurora së fundmi e ka publikaur projektin muzikor me titull “Po du” i cili u prit mirë nga publiku./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS