Mediet angleze: Këta dy sulmues po kërkohen nga Chelsea

Mediet angleze: Këta dy sulmues po kërkohen nga Chelsea

10:28 |

Chelsea janë duke besuar se sanksioni i FIFA-s për të transferuar lojtar do të hiqet dhe nga afati kalimtar i janarit, do të mund të regjistrojnë lojtar në skuadrën e tyre.

Trajneri Frank Lamard është i prirë të sjellë një tjetër sulmues për të ndihmuar Tammy Abraham, dhe Callum Wilson i Bournemouth dhe Timo Werner i RB Leipzig, janë dy futbollistët e identifikuar nga ‘Blutë’, shkruajnë mediet angleze, përcjell lajmi.net.

Chelsea janë sanksionuar nga FIFA me ndalimin e transferimeve të lojtarëve për dy afate, dhe dy dënim do të përfundojë në verën e ardhshme.

I ngjajshëm

Por, skuadra e Roman Abramovich janë të bindur se sanksioni do të pezullohet ose hiqet me provat e reja e paraqitura.

Dhe për këtë, ata kanë filluar të mendojnë për prurjet e reja në skuadër, duke identifikuar këta dy sulmues si përforcime për fazën e sulmit./Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

10:30 |

TAGS