Mediumi serb dhe Gjuriq e akuzojnë për “dëshmi kundër shtetit serb” në rastin e vrasjes së Ivanoviqit, Trajkoviq mohon dhe ngre padi

Mediumi serb dhe Gjuriq e akuzojnë për “dëshmi kundër shtetit serb” në rastin e vrasjes së Ivanoviqit, Trajkoviq mohon dhe ngre padi

Ish deputetja në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka reaguar ndaj një shkrimi të mediumit serb Alo dhe shpërndarjes së këtij shkrimi nga Marko Gjuriq.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, mediumi në fjalë ka akuzuar politikanen serbe për dëshmi në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit duke e bërë “një bashkëpunëtore në komplot që të drejtojë hetimin e vrasjes Ivanoviqit në drejtim të gabuar dhe të akuzojnë shtetin e Serbisë dhe elitën e saj politike dhe strukturat e tij të sigurisë për këtë akt”.

Menjëherë pas kësaj, ka qenë drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ai që ka shpërndarë këtë artikull në mediat sociale, duke thënë se ndihet “në neveri dhe përbuzje” drejt Trajkoviqit nëse akuzat janë të vërteta.

Kështu, siç shkruan kossev.info, Trajkoviq mohoi këto akuza dhe njoftoi një padi kundër Gjuriqit.

Ajo ka thënë se Gjuriq dhe institucioni që ai përfaqëson janë “qendra për sulmimin e njerëzve nga Kosova.

Veç kësaj, ajo ka bërë edhe një postim në Twitter, përcjell Telegrafi, ku ka shkruar: “Ju lutemi që të demantoni gënjeshtrat e rrezikshme që Marko Gjuriq dhe tabloidi në fjalë shpërndajnë kundër meje. Këto rrezikojnë sigurinë time dhe duhet të ndalen!”, ka shkruar Trajkoviq.

Ndryshe, pretendohet se tabloidi Alo ka zbuluar, duke cituar burime të paidentifikuara, se Trajkoviqi ka pohuar në dëshminë e saj në Prokurorinë e Kosovës se Ivanoviq ishte mbikëqyrur nga shërbimet e Republikës së Serbisë.

Ajo thuhet gjithashtu se “pa ndonjë dëshmi se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe njerëzit e tij që erdhën nga Serbia janë përgjegjës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”.

Trajkoviq, siç shtohet tutje, pretendoi se Ivanoviq e dinte se “ai do të vritet, prandaj ai e informoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Agjencinë e Informacionit të Sigurisë në lidhje me të, por se ai nuk mori asnjë mbështetje”. /Telegrafi/

TAGS