Megjithatë, James qëndron tek Real Madrid

Megjithatë, James qëndron tek Real Madrid
23:00 | 26 Korrik 2019

Raportimet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se James Rodriguez do të mbetet tek Real Madrid.

Ylli kolumbian i futbolli ka qenë në qendër të vëmendjes javëve të fundit, me skuadrën e Atletico Madrid dhe atë të Napolit që kërkonin shërbimet e tij.

Lojtari ka kaluar dy sezonet e fundit si i huazuar tek Bayern Munich, por kampionët e Bundesligës kanë vendosur të mos shfrytëzojnë të drejtën e blerjes së tij.

Kur të gjithë prisnin nënshkrimin e James me Napoli, ‘El Chiringuito’ raporton se kolumbiani do të qëndrojë tek Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Pas dërmtimit të Marco Asensio, madrilenët nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga James.

Gjithashtu, edhe Gareth Bale pritet të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, për tu transferuar në Superligën e Kinës. /Lajmi.net/

TAGS