Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Studeniçanit, Rexhep Memedi ka realizuar takim pune me afarist nga Turqia, në të cilin takim ka prezantuar mundësit që i ofron komuna e Studeniçanit sa i përket kuadrit profesional në sektorin e tekstilit.
“Në frymën e ofertës tonë parazgjedhore sot realizuam takim pune me drejtorin gjeneral të Badili Tekstil, Arif Badili dhe bashkëpunëtorët e tij nga Turqia.
Gjatë bisedës këmbyem ide dhe i njoftuam për parakushtet që i posedojmë në Komunën e Studeniçanit sa i përket kuadrit profesional në sektorin e tekstilit.
U zotuam që ne si menaxhment i ri i Komunës së Studeniçanit do të ofrojmë siguri dhe ndihmën e nevojshme administrative dhe kadrovike që ky investim për hapjen e një reparti të tekstilit të bëhet realitet, me ç’rast do të krijohen shumë vende të reja të punës”, ka shkruar Rexhep Memedi, kandidat i Lëvizjes BESA për komunën e Studeniçanit.
Data 20.04.2024
Aktuale
- Dy persona kanë humbur jetën në një aksident në rrugën Shtip – Koçan
- Kovaçevski: E di ku kemi gabuar, por tani ajo është përparësia ime më e madhe
- Jori me buzë të fryra? Ja sa ndryshe duket nga ajo që jemi mësuar ta shohim
- VMRO-ja, fushatë elektorale në Kriva Pallankë
- Koalicioni VLEN: Tubim qendror të hënën në Sheshin Skenderbeu
- (VIDEO) Bojmacaliev: Reformat e ministrit teknik të MPB-së nuk sollën asnjë rezultat!
- Spasovski nga Kumanova: Tejkalohen krizat, kompanitë energjetike në duart e qytetarëve
- Kështu e “çmend” ish e dashura e Robertit, të dashurin e ri