Mendes i ofron Juventusit  James Rodriguezin

Mendes i ofron Juventusit  James Rodriguezin

Skuadrës së Juventus i është ofruar një prej top mesfushorëve të Evropës, James Rodriguez.

Ylli kolumbian i cili aktualisht luan me Bayern Munich, ku është i huazuar, duket se nuk do të vazhdojë rrugëtimin e tij në Bundesliga.

Real Madrid me gjasë nuk do të llogarisin në shërbimet e tij, andaj kolumbiani do të duhet të kërkojë për ndonjë skuadër të re.

Agjenti i lojtarit ka kontaktuar kampionët e Serie A, për t’iu ofruar klientin e tyre, por  duket se ideja nuk i ka pëlqyer Paraticit.

“The Sun” raporton se lojtari nuk ka zgjuar interesimin e Juves, duke lënë kështu gjithçka për të ardhmen e tij në pikëpyetje.

Sipas raportimeve, një nga skuadrat që mund të nënshkruajë me lojtarin është ajo e Arsenal, e cila ka nevojë për përforcime në mesfushë. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS