Mendoi se ishte puçërr në fytyrë por i doli kancer i lëkurës

Mendoi se ishte puçërr në fytyrë por i doli kancer i lëkurës

Një 24 vjeçare që jeton në New York, po shërohet nga kanceri i lëkurës në fytyrë pasi ajo fillimisht mendoi se ishte një puçërr.

Gibson Miller tha se ajo vuri re se puçrra nën syrin e majtë nuk u largua për rreth një vit, gjë që bëri që ajo ta vizitonte një mjek.

“Sapo mbarova kolegjin, vura re se puçrra në fytyrën time nuk po largohej. Pastaj vendosa ta kontrolloja”, tha ajo.

Pasi asaj iu bë një biopsi, iu tha se duhej të tregohej shumë e kujdesshme pasi që kanceri i lëkurës ishte aq afër syrit të saj. Ajo iu nënshtrua një operacioni.

Tani, Miller tha se ajo nuk ka kancer. Ajo dëshiron t’i vetëdijësoj të gjithë njerëzit dhe të kenë kujdes me lëkurën e tyre.

TAGS