21 June 2018 / 12:10
Në vazhdën e vizitës dyditore në Bruksel dhe pas takimeve me Komesarin Han, si dhe me tre eurodeputetët Vajgël, Kukan dhe Fleckenstein, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, u prit në selinë e PPE nga Presidenti Joseph Daul, Kreu i Partive Popullore Evropiane, grupimi më i madh politik evropian.
Në takim u bisedua për zhvillimet politike në Maqedoni, për pikëpamjet e Partisë Demokratike Shqiptare në forcimin e institucioneve të Maqedonisë që do të kontribuonin procesit integrues, si dhe për procesin e integrimit euroatlantik të vendit.