Mënyrat e ndryshme se si mund ta përdorni limonin për t’i gëzuar efektet shëndetësore që i sjell

Mënyrat e ndryshme se si mund ta përdorni limonin për t’i gëzuar efektet shëndetësore që i sjell

Limoni është në mesin e pemëve më të shëndetshme në planet, pasi që ofron një sërë përfitimesh shëndetësore.

Limonët kanë veti antibakteriale dhe antivirale, ndërkaq aroma e tyre në mënyrë efikase e trajton edhe depresionin, transmeton Telegrafi.

Limonët janë të pasur me antioksidantë, hekur, krom, magnez, vitaminë C, E, A, etj.

Një limon pa lëvore përmban përafërsisht:

– 24 kalori
– 7.8 gramë karbohidrate
– 0.9 gramë proteinë
– 0.3 gramë yndyrë
– 2.4 gramë fibra
– 44.5 miligramë vitaminë C
– 116 miligramë kalium
– 0.5 miligramë hekur
– 0.1 miligramë vitaminë B6

Ndër tjerash limonët përmbajnë sasi të vogël të acidit folik, acidit pantoetnik, kalciumit, magnezit, etj.

Lëngu limonit e pastron skalpin dhe i trajton problemet e lëkurës si aknet dhe shenjat tjera. Për ta zbutur lëkurën vrazhdë në gjunjë dhe bërryla, vetëm fërkojeni gjysmë limoni në zonat e prekura.

Limoni e freskon frymëmarrjen, i zbardhon dhëmbët dhe i eliminon gurët në veshka. Lëngu i limonit ndihmon edhe në sistemin e tretjes dhe është ilaç potencial për trajtimin e artritit dhe reumatizmit.

Nëse i preni disa limonë dhe i mbanë në dhomë gjatë natës, ata do ta pastrojnë ajrin nga toksinat dhe do t’jua përmirësojnë kualitetin e gjumit. Veç kësaj, jua zgjidhin edhe problemet me alergji, grip dhe astma. /Telegrafi/

TAGS