Merkato nuk ka përfunduar për Barcelonën, katalanët duan yllin e Bayern

Merkato nuk ka përfunduar për Barcelonën, katalanët duan yllin e Bayern
7:58 | 19 Korrik 2019

Përkundër investimeve të mëdha në lojtarë si Antoine Griezmann e Frenkie de Jong, afati kalimtar i verës nuk ka përfunduar akoma për skuadrën e Barcelonës.

Skuadra katalane po synon që të përforcohet akoma, kësaj radhe në fazën defensive, saktësisht në krahun e majtë të mbrojtjes.

Është ylli i Bayern Munich, David Alaba, që sipas ‘Mundo Deportivo‘ po i intereson trajnerit Valverde, transmeton lajmi.net.

Transferimi i Alaba do t’i jepte mundësi trajnerit që të bënte rotacione edhe me Jordi Alba, i cili vitin e kaluar nuk kishte asnjë partner në krahun e majtë.

Gjithsesi, reprezentuesi i Austrisë është në kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2021, dhe Barca nuk do ta ketë të lehtë ta shkëpusë nga ajo kontratë.

Por, lëvizja e bavarezëve për Lucas Hernandez, të cilin e transferuan për 80 milionë euro, mund  të jetë favor për kalimin e Alaba tek Barcelona. /Lajmi.net/

TAGS