Merr flakë në mes të rrugës makina që udhëtonte Ermal Mamaqi dhe Inva Mula

Merr flakë në mes të rrugës makina që udhëtonte Ermal Mamaqi dhe Inva Mula

Një udhëtim me qëllim argëtimin mes miqsh për pak sa nuk u shndërrua në një tragjedi. Në afërsi të Tropojës është përfshirë nga flakët makina ku udhëtonin, Ermal Mamaqi, Inva Mula, Mirela Sula dhe disa personazhe të tjerë të njohur.

Lajmi është publikuar në rrjetet sociale nga shkrimtarja Sula. Në videon e postuar në rrjetet sociale ajo tregon se si furgoni ku po udhëtonin u shkrumbua nga flakët ndërsa ata kanë mundur të shpëtojnë për mrekulli.

Postimi në Facebook:

Kjo është makina me të cilin ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që në te shpëtonim, të jemi gjallë. Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mire.