“Merrni furnizime për 15 ditë, qyteti do të mbyllet”/ Konfirmoi rastin e parë me Koronavirus, Bashkia merr masa drastike

“Merrni furnizime për 15 ditë, qyteti do të mbyllet”/ Konfirmoi rastin e parë me Koronavirus, Bashkia merr masa drastike

Poliçani ka konfirmuar rastin e parë me Koronavirus. E duket se qyteti i vogël ka marrë masa drastike, pasi në rrjetet sociale ka bërë me dije se do të kalojë në karantinë të plotë për dy javë, ndaj dhe banorët duhet të furnizohen me ushqime.





NJOFTIMI I PLOTE

Qytetarë të Poliçanit,

Duke marr shkas nga konfirmimi i rastit të parë me Covid-19 në qytetin tonë, ju lutemi respektoni rregullat dhe qëndroni në shtëpi !

Qyteti jonë është i vogël dhe rreziku për përhapje është shumë i madh, pasi personi i konfirmuar dhe familjar të tij kanë patur kontakte të vazhdueshme me persona të tjerë në qytet!

Të gjitha shërbimet do të jenë të mbyllura!

Shmangni daljet nga shtëpia dhe merrni masa për furnizimin me ushqime bazë për të paktën 15 ditë!

Personat në nevojë, të moshuarit e vetmuar apo çdo kategori tjetër me nevoja specifike, të kontaktojnë në numrin e cel: 0698346110 për çdo nevojë të tyre, pasi stafi i Bashkisë Poliçan është në gatishmëri të plotë për ju!

I gjithë qyteti do të jetë në karantinë absolute për të paktën 2 javë❗

Nuk është momenti të panikohemi, por të jemi të vëmendshëm dhe të respektojmë rregullat e karantinimi për të minimizuar përhapjen dhe infektimin në masë!