Mesazhi i fuqishëm i Dua Lipës në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve

Mesazhi i fuqishëm i Dua Lipës në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve

23:00 |

Dua Lipa ka dhënë një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve.

Dua Lipa ka ndarë disa imazhe nga vizita që kishte në Liban bashkë me UNICEF-in, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja me këtë rast tha se një gjë e rëndësishme që çdo kush duhet ta pranojë është fakti që asnjë familje apo fëmijë nuk largohet me dëshirë nga shtëpia.

I ngjajshëm

“Në prill ishte me fat që të kisha përvojën më frymëzuese në Liban me @unicef. U takova me fëmijët dhe të rinjtë refugjatë dhe pashë për vete se sa të fortë dhe trima janë ata duke u përshtatur me çdo rrethanë që ata e gjejnë veten për shkak të konfliktit. Kur numri i refugjatëve është kaq tronditës – vlerësohet  rreth 70 milionë në mbarë botën – është e rëndësishme të kujtojmë se asnjë familje apo fëmijë nuk largohet nga shtëpia me dëshirë. Të gjithë fëmijët kanë nevojë për një vend të sigurt për të mësuar, për të luajtur dhe për të arritur potencialin e tyre të plotë. UNICEF po i mban fëmijët të sigurtë dhe të mbrojtur dhe i ndihmon ata të jenë të qeshur. Në #DitënNdërkombëtareTëRefugjatëve, mesazhi im për refugjatët e rinj kudo është që tashmë jeni më të fortë se që mendoni se jeni. Ne jemi duke qëndruar pranë jush”, shkruan Dua. /Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

23:04 |

TAGS