Meshkujt ndihen të kërcënuar nga këto femra

Meshkujt ndihen të kërcënuar nga këto femra
Tash esht Koha

Pavarësisht se pretendojnë të gjejnë gra inteligjente dhe tërheqëse, meshkujt zgjedhin…

Herën tjetër që një mashkull do t’ju thotë se i pëlqejnë gratë inteligjente, atëherë mund ta pyesni atë nëse është i lidhur me një femër të tillë.

Këto janë rezultatet e një studimi të ri, që tregon se meshkujt në teori thonë se preferojnë femrat inteligjente, por në praktikë, ndryshojnë mendje për një lidhje romantike me to.

Studimi, i cii do të publikohet në edicionin e nëntorit të “Buletinit për Personalitetin dhe Psikologjinë Sociale’, realizoi dy teste dhe arriti në përfundimin se në vend që të gjejnë femra tërheqëse dhe të zgjuara, meshkujt në fakt janë të frikësuar nga e ardhmja me një partnere inteligjente.

Nga rezultatet e testit të parë, u zbulua se meshkujt ishin më të prirur të deklaronin tërheqjen ndaj femrave që ishin më të zgjuara se ata.

‘Burrat formuluan mbresat më të favorshme dhe treguan interes të madh për gratë më inteligjente se ata’, thonë autorët e studimit.

Megjithatë, kjo tendencë u përmbys në pjesën e dytë të testit të inteligjencës, kur ata u vunë përballë një femre që kishte pasur rezultate më të mira ose më të këqija se ata.

Këtu studiuesit vunë re se meshkujt që thanë në fillim se pëlqenin gratë më inteligjente, e distancuan veten më shumë prej femrave të tilla, duke u përpjekur t’i vlerësonin ato si më pak të bukura dhe nuk treguan dëshirë për të pasur më shumë informacion apo njohje me to.

Çelësi i studimit qëndron në faktin se meshkujt ndihen të kërcënuar nga prania fizike e një femre të zgjuar dhe kjo për shkak të inferioritetit si meshkuj pranë të tilla femrave.

Ndonëse ky studim bie ndesh me besimin e përgjithshëm që meshkujt kërkojnë inteligjencën nga femrat sepse kështu ata do të mund të kenë edhe pasardhës të zgjuar autorët thanë se studimi duhet të konfirmohet edhe me eksperimente të tjera.

Tash esht Koha
TAGS