Mësohet data e ardhjes së telefonit Redmi K20

Mësohet data e ardhjes së telefonit Redmi K20

Informacionet e reja tregojnë se modeli i ri Redme K20 do të shfaqet zyrtarisht më 28 maj.

Sipas informatave në dispozicion, telefoni do të ketë kamerë 48MP, i cili konfirmohet se do të ketë një sensor Sony IMX586.

Redmi do të vendosë një telefon premium në treg me procesor Snapdragon 855 dhe kamerë premium.

Përveç kësaj, telefoni do të ketë një ekran AMOLED me mbrojtje Gorilla Glass 6 dhe një sensor gjurmë gishtash nën ekran.

Seria Redman K20 mund të ketë dy modele në portofolin e saj – modeli standard dhe Redmi K20 Pro me karakteristika më të mira.

Kjo përfshin një ngarkesë të shpejtë 27W për një bateri 4000mAh dhe një kamera ultra të gjerë të mesme, si dhe një kamerë për selfi prej 20MP.

TAGS