Mësohet data për finalen e Kupës FA

Mësohet data për finalen e Kupës FA
Tash esht Koha

Futbolli anglez ka marrë sot disa lajme të mira.

Takimi i zhvilluar sot mes aksionarëvë të Premierligës, ka arritur në përfundimin se sezoni duhet të rifillojë.

Ndeshjet e Premierligës do të fillojnë të luhen qysh nga 17 qershori, kurse edhe Kupa FA do të përfundohet.

‘MailSport’ raporton se Kupa e FA do të luhet më 1 gusht, në stadiumin mitik, ‘Wembley’.

Gjithë kjo do të ndodh nëse gjithçka shkon sipas planit të paraqitur sot.

Ndeshjet tjera, ato çerekfinale dhe gjysmëfinale do të luhen gjatë sezonit të Premierligës.

Mbetet të shihet nëse do të ketë njoftim zyrtar edhe sa i përket Kupës FA.

MEDIAL.mk

Tash esht Koha