Mësohet emri i trajnerit që do prezantohet te Juve më 14 qershor

Mësohet emri i trajnerit që do prezantohet te Juve më 14 qershor
12:45 | 23 Maj 2019

Para pak momentesh u publikua lajmi se si Juventusi kishte hequr nga shitja biletat për datën 14 qershor për të vizituar stadiumin e tyre dhe muzeun J.

Megjithatë, emri i trajnerit që do prezantohej mbeti enigmë e që e përditshmja italine AGI e ka zbuluar identitetin e tij.

Është trajneri aktual i Manchester Cityt, Pep Guardiola që do të prezantohet përpara tifozëve pas tre javëve, transmeton lajmi.net.

Siç raportohet nga mediat italiane, Guardiola do ta nënshkruajë kontratën marramendëse me ‘Bardhezinjët’ më 4 qershor dhe pas 10 dite do prezantohet si trajner.

Spanjolli do të fitojë 24 milionë euro në sezon, dhe do i jap fund aventurës tre vjeçare me Cityn.

Gjithçka duket e kryer, Cristiano Ronaldo do luajë nën drejtimin e Guardiolës sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS