Messi apo Ronaldo? Skrinar nuk ka dyshime

Messi apo Ronaldo? Skrinar nuk ka dyshime
14:46 | 11 Tetor 2019

Mbrojtësi i Inter, Milan Skriniar, ditëve të fundit ka pasur rastin të luajë kundër dy lojtarëve më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Interi në Ligën e Kampionëve është sfiduar nga Barcelona, ndërsa në Serie A me Juventusin.

Skriniar duke folur për përballjen kundër Messit dhe Ronaldos, ka veçuar argjentinasin, për mënyrën se si qaset lojës.

“”Messi më bëri përshtypje më shumë”, u përgjigj fillimisht Skriniar, përcjell lajmi.net.

“Shumë shpejtë bëhet e qartë mënyra se si ai sheh lojën dhe hapësirat”, ka shtuar ai.

Vlen të ceket se Skriniar dhe Inter, janë mposhtur nga të dy këta lojtar, nga Messi në Ligën e Kampionëve dhe Ronaldo në Serie A./Lajmi.net/

TAGS