Messi ka shënuar gola nga gjuajtjet e lira në vitin 2019 sa Ronaldo në 959 ditët e fundit

Messi ka shënuar gola nga gjuajtjet e lira në vitin 2019 sa Ronaldo në 959 ditët e fundit

Messi ka shënuar gola nga gjuajtjet e lira në vitin 2019 sa Ronaldo në 959 ditët e fundit

Lionel Messi vazhdoi rivalitetin e tij të madh kundër Cristiano Ronaldos, në natën magjike të ditës së mërkurë, kur shënoi dy gola në fitoren 3:0 të Barcelonës kundër Liverpool.

‘Katalanët’ janë një hap larg finales së Ligës së Kampionëve, pas fitores 3:0 ndaj Liverpool në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në ‘Camp Nou’.

Më meritori në këtë sukses ishte Lionel Messi, që shënoi dy gola. Goli i dytë i argjentinasit ishte tejet i bukur, i shënuar nga gjuajtja e lirë, në një distancë prej 30 metrave.

Goli ndaj Liverpoolit ishte i katërti që Lionel Messi e ka shënuar në vitin 2019 nga gjuajtja e lirë.

Messi ka arritur që nga gjuajtjet e lira në vitin 2019 t’i shënojë skuadrave të Real Betis, Espanyol, Villarreal dhe Liverpool së fundi.

Në anën tjetër, për t’i parë katër golat e fundit të Ronaldos nga gjuajtjet e lira, duhet të kthehemi në vitin 2016 dhe në vitin 2017.

Ronaldo në vitin 2016 nga gjuajtja e lirë ka shënuar kundër Sportingut, Atletico Madridit dhe Celta Vigos, ndërsa goli i fundit vjen në vitin 2017 ndaj Gremios në Kupën e Botës për Klube./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS