Messi, makina fituese e Barcelonës

Messi, makina fituese e Barcelonës

Që prej se Lionel Messi iu bashkua ekipit të parë të Barcelonës, asgjë nuk është njësoj. Ndikimi i tij në klub, në fushë dhe në dhomat e zhveshjes ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai e ka ndryshuar mentalitetin e klubit dhe e ka ngritur atë mbi Real Madridin.

Këto mendime përkrahën nga rekordi i tij fenomenal i fitoreve që prej debutimi në La Liga më 2004. Me fitoren e Barcelonës të shtunën kundër Espanyolit, ai e barazoi rekordin e Iker Casillasit për më së shumti fitore në histori të La Ligës: 334, transmeton Gazeta Express.

Por çfarë është më e frikshme, është fakti se ai ka ende shumë lojë për t’i zhvilluar.

Messi është futbollisti më i rëndësishëm në histori të Barcelonës. Më 16 tetor është përvjetori i 15-të i debutimit të tij në ekipin e parë, dhe që prej atëherë, ai nuk po tregon shenja ndalimi.

Casillas tani luan për Porton, dhe 37-vjeçari pritet ta përfundojë karrierën atje.

Ramos kërcënimi i vetëm i Messit.

Siç qëndrojnë gjërat, Sergio Ramos duket të jetë kandidati i vetëm që mund t’ia sfidojë rekordin e fitoreve Messit. Deri më sot, qendërmbrojtësi spanjoll i ka 300 fitore dhe renditet në vendin e tetë në listën e futbollistëve më me së shumti fitore në histori të ligës.

Pas tij vjen Sergio Busquets – i cili megjithatë mbetet goxha mbrapa. Katalonasi i ka 257 fitore. /Gazeta Express/

TAGS