“Messi nuk do të arrijë kurrë nivelin e Maradonës”

“Messi nuk do të arrijë kurrë nivelin e Maradonës”

Lionel Messi nuk do të arrijë kurrë nivelin e Diego Maradonës.

Kështu ka thënë ish futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Hector Enrique, që në vitin 1986 fitoi Kupën e Botës me këtë kombëtare, që udhëhiqej nga Diego Armando Maradona.

Lionel Messi me pesë Topa të Artë të fituar, është cilësuar si më të mirët në historinë e futbollit, por ka edhe të tjerë që yllin e Barcelonës refuzojnë ta krahasojnë me Maradonën dhe Pelen.

“Messi, për fat të keq, pa pasur një kohë të vështirë me ekipin kombëtar”, ka deklaruar Enrique, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë shpresoj se në Kupën e ardhshme botërore ai do të ketë fatin që kemi pasur, por Messi kurrë nuk do të arrijë nivelin e Maradonës”./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS