Messi takohet me Setien, dëshiron transferimin e Sergio Aguero

Lionel Messi ka një dëshirë të re që Barcelona duhet t’ia plotësojë.

Ylli i skuadrës së Barcelonës duket se është i shqetësuar për dëmtimin e Luis Suarez, dhe po mendon për një emër të ri që do të mund të luante me të.

‘Mirror’ raporton se Messi i ka rekomanduar Barcës nënshkrimin me shokun e tij të skuadrës tek Argjentina, Sergio Aguero.

Trajneri i ri, Quique Setien, thuhet të ketë mbajtur një takim në katër sy me Leo Messin, pasi ka marrë rrolin e trajnerit.

Messi beson se Aguero do të ishte zëvendësuesi ideal për Luis Suarez, ky i fundit i cili me gjasë do të jetë jashtë fushave të blerta deri në fund të sezonit, pasi iu nënshtrua një operacioni në gju.

MEDIAL.mk