Messi tregon kush mund ta thyejë rekordin e tij

Lionel Messi u shpall mbrëmjen e djeshme fitues i çmimit më të vlefshëm individual në botë, “Topi i Artë”.

Ylli i Barcelonës la pas yjet si Virgil van Dijk, Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane. Ishte ky “Topi i Artë” i gjashtë në karrierë për sulmuesin nga Argjentina.

Pas ceremonisë, Messi foli për gazetarët, teksa në një moment u pyet se kush mund ta thyej këtë rekord.

“Pleshti” ” u shpreh se nuk e kishte imagjinuar kurrë diçka të tillë dhe se ndihej shumë i lumtur. “Nuk e mendoja kurrë që do të fitoja gjashtë herë ‘Topin e Artë’. Në fakt, ishte e paimagjinueshme të fitoja një, jo më gjashtë. Sidoqoftë, është një gëzim i madh të dish se je i vetmi që e ke fituar gjashtë herë, të bën të ndihesh krenar”.

Më pas njëri prej gazetarëve e pyet se kush mund ta thyejë rekordin e vendosur, duke përmendur edhe Kylian Mbappen, me Messin që u përgjigj: “Po, mundet. E thashë që do të vijë një moment që dikush do ta thyejë atë rekord, ndoshta mund të jetë edhe Mbappe”.

MEDIAL.mk