Meta dekoron Avni Rustemin me dekoratën e Flamurit Kombëtar: Asgjësimi i armikut të brendshëm, detyrë patriotike

Meta dekoron Avni Rustemin me dekoratën e Flamurit Kombëtar: Asgjësimi i armikut të brendshëm, detyrë patriotike

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, nderi më i lartë i Republikës, Heroin e Popullit, Avni Rustemi.

Vlerësimi vjen në 125 vjetorin e lindjes së tij, ku përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shpreh mirënjohje të thellë për aktin e tij patriotik.

Prej gati 30 vitesh Avni Rustemi nuk ka marrë asnjë dekoratë nga shteti shqiptar.

“Akti i tij burrëror dhe mbrojtja dinjitoze e çështjes shqiptare në gjyqin historik të Parisit, patën një jehonë të gjerë ndërkombëtare dhe u bënë burim frymëzimi për qëndresën mbarë shqiptare kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që u manifestua në Luftën Kombëtare të Vlorës” shkruan Meta në postimin e tij.

Dekorata e Flamurit Kombëtar për Avni Rustemin

Avni Rustemi, Hero i Popullit

Postimi
Me rastin e 125-vjetorit të lindjes, në vlerësim dhe mirënjohje të thellë për aktin e Tij të lartë patriotik, që kreu 100 vjet më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes se Pavarësisë e të sovranitetit të shtetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali, kam sot nderin dhe privilegjin të vlerësoj Heroin e Popullit, Avni Rustemi, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës.

Akti i tij burrëror dhe mbrojtja dinjitoze e çështjes shqiptare në gjyqin historik të Parisit, patën një jehonë të gjerë ndërkombëtare dhe u bënë burim frymëzimi për qëndresën mbarë shqiptare kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që u manifestua në Luftën Kombëtare të Vlorës. 🇦🇱 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fposts%2F3373146652731584&width=500